Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dikur "faraoni" i Milanit, sulmuesi i Romës njofton mes "lotësh" largimin nga klubi: Derbi do jetë ndeshja ime e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur "faraoni" i Milanit, sulmuesi i Romës njofton mes
Paulo Dybala dhe Stephan El Shaarawy

El Shaarawy do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Romën përballë Lazios këtë të dielë. Sulmuesi italian e ka bërë të ditur vendimin e tij në rrjetet sociale, në një postim të gjatë ku shpreh ndjesitë e tij mes lotësh, për atë se çfarë e pret në derbin e kryeqytetit.

Përgjatë shkrimit, ai tregohet falenderues ndaj klubit, stafit, lojtarëve me të cilët bashkëpunoi gjatë këtij rrugëtimi si dhe për tifozët që e mbështetën lojtarin sa kohë veshi fanellën romake.

Me Romën, El Shaarawy është aktivizuar në 346 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe asistuar 50 të tjerë. 33-vjeçari u spikat tek kuqezinjtë e Milanit, në epokën e artë të sezonin 2010-11 ku u transferua nga Genoa. 

POSTIMI:

“Ka vende që bëhen shtëpi pa e kuptuar. Dhe pastaj, një ditë, kupton se kanë qenë shumë më tepër se kaq… kanë qenë njerëz, emocione, jetë.

Për mua, këto 10 vite kanë qenë pikërisht e gjithë kjo.

Erdha këtu me ëndrra, ambicie dhe një dëshirë të madhe për të treguar veten. Po largohem me zemrën plot. Plot kujtime, beteja të përbashkëta, gëzime të jashtëzakonshme, por edhe momente të vështira që më kanë ndihmuar të rritem, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Në këtë ambient kam gjetur dashuri të vërtetë, respekt të sinqertë dhe një ndjenjë përkatësie që shkon përtej futbollit. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë në mënyrën më autentike të mundshme, duke dhënë gjithçka nga vetja, çdo ditë, pa kursyer asgjë.

Së bashku kemi shkruar faqe të rëndësishme, duke përjetuar emocione që do të mbeten të pashlyeshme, si fitimi i një trofeu ndërkombëtar që na bashkoi edhe më shumë dhe që do ta mbaj gjithmonë brenda vetes.

Me kalimin e kohës, përgjegjësitë u rritën dhe mbajtja e shiritit të kapitenit ishte shumë më tepër sesa një rol: ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe një nga shprehjet më të mëdha të respektit që mund të kisha marrë. Një privilegj që do ta mbaj gjithmonë në zemër.

Si çdo histori, edhe kjo pati një fillim, dhe sot po i afrohet fundit. Ka qenë një vit i veçantë, në disa momente i vështirë, por kjo është pjesë e futbollit dhe nuk ndryshon aspak atë që jam dhe atë që kam dhënë gjithmonë.

Derbi do të jetë ndeshja ime e fundit në shtëpi, në Stadio Olimpico. Dhe nuk ka ndeshje më të mirë se kjo për të treguar gjithçka për të cilën jam përpjekur gjithmonë në këtë sport: përkushtimin, respektin dhe dedikimin ndaj kësaj fanele, por mbi të gjitha, mirënjohjen time.

Faleminderit klubit, që më dha mundësinë të rritem si njeri dhe si futbollist.

Faleminderit shokëve të skuadrës, me të cilët ndava çdo emocion.

Faleminderit stafit, për punën dhe mbështetjen e përditshme.

Dhe një falënderim i veçantë për ju, tifozë… sepse më keni bërë gjithmonë të ndihem si njëri prej jush.

Po largohem, por një pjesë e imja do të mbetet gjithmonë këtu. Sepse disa histori nuk përfundojnë kurrë vërtet, ato thjesht marrin një formë tjetër.

Do t’i jem përjetësisht mirënjohës këtij klubi dhe veçanërisht këtij qyteti, që më ka dhënë kaq shumë.

Faleminderit, Romë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stephan El Shaarawy (@stewel92)

Poll

Lexo gjithashtu