Tensioni te Milani po rritet ndjeshëm, ndërsa skuadra rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në këtë situatë të vështirë, trajneri Massimiliano Allegri është vënë në diskutim, ndërsa tifozët vazhdojnë protestat kundër drejtimit të Giorgio Furlanit.
Ish-drejtuesi i njohur Luciano Moggi ka zbuluar një tjetër prapaskenë tronditëse brenda klubit kuqezi. Sipas tij, Allegri dhe Zlatan Ibrahimovic janë përplasur dhe marrëdhënia mes tyre është ftohur plotësisht
“Të gjithë flasin, përveç Allegrit dhe Ibrahimovic, të cilët janë përplasur dhe nuk shihen më me njëri-tjetrin”, deklaroi Moggi.
Ai shtoi se Allegri është kthyer në objektiv kritikash, pavarësisht se objektivi i tij kryesor mbetet sigurimi i një vendi në Champions League.
