Sikur mos të mjaftonin rezultatet e dobëta në Serie A, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, aty ku rreziku për zonën Champions është i madh në dy javët e mbetura, te Milani kanë filluar “përplasjet” në hirarkinë e brendshme.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga “Corriera della Sera”, aksioneri i klubit të Milanit, Gerry Cardinale i ka dhënë fuqi ekzekutive të madhe Zlatan Ibrahimovic, ku fjala e suedezit ka marrë trjatën e pakundërshtueshme, madje as nga trajneri Max Allegri.
Ky i fundit është “tërbuar” nga ky detaj, e për pasojë ka sjellë “fërkime”, madje flitet për largim në fund të sezonit. “Dora” e Ibrahimovic është gati të prek edhe drejtorin sportiv Igli Tare, sipas informacionit në mediumin e mësipërm.
Emri i pëlqyer nga “Ibra” për pozitën e shqiptarit te kuqezinjtë është Toni D’Amicos, i cili aktualisht e mban detyrën te Atalanta, por nuk ka ndërmend të qëndroj më te bergamaskët.
