Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Aston Villa "nënshtron" Liverpoolin dhe "hipotekon" Championsin, "Reds" komplikon shanset

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Aston Villa "nënshtron" Liverpoolin dhe
Aston Villa - Liverpool

Spektakël, gola dhe dramë. Aston Villa nuk e ka kursyer aspak Liverpoolin, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit në Premier League.

Vendasit zhbllokuan shifrat vetëm në minutën e 42-të të pjesës së parë përmes Rogers, duke i çuar të tijët në avantazhin minimal. Megjithatë, spektakli i golave vijon në të dytën, ku fillimisht Dijk ktheu ekuilibrat në minutën e 52-të, përpara se Watkins të shënonte dy herë në minutat e 57-të dhe 73-të. McGinn shënoi një supergol në të 89-tën, për të kompletuar kështu mbrëmjen magjike. 

Reagimi i "Reds" erdhi po nga i njëjti autor, mbrojtësi van Dijk që shënoi në shtesën e 2-të nga fundi, por që shërbeu vetëm për statistikë, duke marrë një humbje të rëndë që komplikon dukshëm shanset për një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm.

Me këtë rezultat, Aston Villa i parakalon në renditje duke marrë vendin e 4-të me 62 pikë, ndërsa skuadra e Arne Slot përfundon e 5-sta me 59 pikë në total. Për verdiktin Champions do të duhet të luhet dhe ndeshja e fundit 

Aston Villa 4-2 Liverpool (Rogers 42', Watkins 57', 73', McGinn 89'/ Dijk 52', 90'+2)

Goli i Rogers (Aston Villa 1-0 Liverpool)

Goli i Dijk (Aston Villa 1-1 Liverpool)

Goli i Watkins (Aston Villa 2-1 Liverpool)

Goli i Watkins (Aston Villa 3-1 Liverpool)

Goli i McGinn (Aston Villa 4-1 Liverpool)

Goli i Dijk (Aston Villa 4-2 Liverpool)

 

Poll

Lexo gjithashtu