
Mbrojtja e Interit këtë sezon, krahasuar me ato të mëparshmit, nuk ka pasur pritshmëritë e duhura. Një nga shkaqet kryesore është dhe mosha e madhe në repartin difensiv të zikaltëre.
Duke parë moshën jo të re të De Vrij 34 vjeç dhe Acerbit 37 vjeç, Interi tashmë ka nisur punën në merkato. Siç raportojnë mediat italiane, në listën e drejtuesve të klubit zikaltër është emri i John Lucumit të Bolognas.
Dëshira e Interit për të firmosur me qendërmbrojtësin 26-vjeçar, është rritur edhe më shumë pas ndeshjes së fundit të të dyja ekipeve. Lucumi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ndaj Interit në fitoren e Bolognas 1-0.
Kontrata e kolumbianit me kuqeblutë skadon verën e vitit të ardhshëm, për këtë arsyje Bologna mund të pranojë të negociojë me zikaltrit për të mos e humbur vitin tjetër falas.