
Interi humbi finalen e Champiosn League 5-0 kundër PSG-së dhe një ditë më vonë iu desh t’i thoshte lamtumirë edhe trajnerit të tyre Simone Inzaghi, i cili u transferua në Arabinë Saudite për të drejtuar Al Hilal.
E ardhmja e disa prej lojtarëve të tij më besnikë u vu në pikëpyetje, me disa thashetheme që madje sugjeronin se disa lojtarë do të transferoheshin në Azi së bashku me trajnerin. Sipas asaj që është mbledhur nga “TMW”, megjithatë Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi do të qëndrojnë edhe një vit në skuadër.
Klubi ka vendosur të ushtrojë opsionin e rinovimit për të dy, duke i dhënë kështu besim holandezit dhe italianit për sezonin 2025-2026. Mbetet të shihet tani se në cilin drejtim do të shkojë tregu.
De Vrij luajti 2.840 minuta në sezonin që sapo përfundoi, për një total prej 40 paraqitjesh, nga të cilat 9 në Cahmpions, 26 në Serie A, një garë në të cilën shënoi 3 gola, 3 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën e Italisë.
Acerbi, nga ana tjetër, luajti 2.490 minuta, të shpërndara në 33 paraqitje, nga të cilat 23 në kampionat, një në Kupën e Italisë dhe 9 në Champions. Për të, vetëm një gol në këtë sezon 2024-2025 kundër Barcelonës, i cili megjithatë i dha atij dhe tifozëve gëzim të konsiderueshëm.