
Davide Calabria
Davide Calabria mbylli aventurën e tij me Milanin, pas 12 vitesh. Mbrojtësi italian tashmë është pa ekip dhe në kërkim të një “shtëpie” të re ku mund të vazhdojë karrierën.
Ofertat për 28-vjeçarin nuk mungojnë, ku një është më nga konkretët. Bëhet fjalë për Real Betis, të cilët kanë shfaqur interes serioz për shërbimet e Calabria. Tashmë, mbetet në dorën e këtij të fundit nëse dëshiron të transferohet në LaLiga apo jo.
Kujtojmë se Betis ka qenë mjaft aktive me oferta drejt ekipeve të Serie A për lojtarë të ndryshëm. Disa ditë më parë, klubi spanjoll i ofroi 8 milionë euro Interit për Kristjan Asllanin, ofertë e cila u refuzua nga dy palët.
Poll