
Tekniku rumun Cristian Chivu u bashkua sot me zikaltërit, teksa firmosi një kontratë 2-vjecare. Menjëherë pas firmës, Chivu ka thënë dhe fjalën e tij të para si trajner i ekipit nga Milano. Ai u ndal te objektivat për sezonin e ri, madje duke folur me bindje te triumfi. Ai ndër të tjera pohoi se ka marrë drejtimin e Interit për ta ngritur në majë tëEvropës:
“Kam të njëjtin pasion dhe ambicie si kur luaja, dhe do t'ia kaloj atë ekipit tonë. Duhet të bëjmë atë që duhet të bëjë Interi: të shkojmë deri në fund, ata do të luftojnë për trofe, ne jemi gati të bëjmë gjithçka”, shtoi Chivu.
“Cilat janë pritshmërit tuaja?
Para së gjithash, duhet ta përfundojmë këtë sezon, duhet të kemi ambicien dhe pasionin që të gjithë duhet të kemi për rezultate. Duhet të jemi efikasë dhe efektivë. Kam ardhur këtu për të ngritur Interit në majë të Evropës.
Nga e nisni përsëri?
Nga kjo Kupë Bote për Klube, sezoni nuk ka mbaruar. Duhet të rikuperojmë pak energji mendore dhe të shkojmë të bëjmë atë që një ekip si Interi duhet të bëjë në një kampionat botëror. Të shkojmë deri në fund dhe të përpiqemi të fitojmë një trofe.
Sa e rëndësishme është të punohet për frymën e ekipit dhe ndjenjën e përkatësisë?
Këto janë gjëra të rëndësishme, siç janë edhe kujdesi, mjedisi, ambicia, pasioni. Na japin besim dhe vetëvlerësim, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të marrë rezultatet.
Në Parma arritët një sukses, çfarë merr me vete?
Unë besova dhe e bëra, nuk e bëra për të besuar më pas në të. Ambicia, dëshira për të bërë mirë, dëshira për të luftuar për të çuar përpara objektivin ishin thelbësore. Pastaj ishte një klub dhe lojtarë që besonin tek unë.
Tifozët të kujtojnë për fitoret dhe forcën tënde në fushë. Çfarë ndjen sikur do t’u thoje atyre?
Se të gjithë duhet të besojmë, të jemi të apasionuar, të kemi ambicie dhe entuziazëm për një sezon që nuk ka mbaruar ende. Dhe se duhet ta shohim me pozitivitet sezonin e ardhshëm”.