Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Cristian Chivu e pranon pas humbjes në derbi: E vështirë të “thyesh” mbrojtjen e Milan, asgjë nuk ka ndryshuar për Scudetton

Shkruar nga NEWSPORT
Cristian Chivu e pranon pas humbjes në derbi: E vështirë të
Christian Chivu

Interi nuk ia doli të merrte pikë në derbin kundër Milanin. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj.

Një humbje që “dhemb” për zikaltërtit, të cilët shikojnë që rivali i tyre iu afrohet me 7 pikë. Pas kësaj disfate ka folur për mediat Cristian Chivu. Ky i fundit ka pranuar se skuadra e tij e kishte të vështirë të “thyente” mbrojtjen e kuqezinjve.

“Ne u përpoqëm të përmirësonim ritmin pas pushimit dhe luajtëm më mirë, duke krijuar një shans të mirë me Dimarcon. Ne u përpoqëm me gjithçka për të sulmuar bllokun e tyre të ulët mbrojtës, por nuk arritëm t’i thyenim.

Ne ende kemi një avantazh prej shtatë pikësh, kemi ende 30 pikë për t’i fituar, asgjë nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse do të kishim fituar sonte”, ka theksuar timonieri i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu