
Julian Ahmataj
Ish-futbollisti i njohur i Kategorisë Superiore, Julian Ahmataj ka analizuar mungesën e maksimumit të potencialit të Khvicha Kvaratskhelia me fanellën e Napolit këtë sezon.
“Kvaratskhelia binte shumë në sy në lojën e Spalletit duke sulmuar nga krahët, Conte luan një lojë krejt tjetër. Luan një lojë me tranzicione, duke krosuar nga krahët për të shfrytëzyar shtatëlartësinë e lojtarëve.
Conte erdhi me formacionin 3-5-2, por kur u mund me rezultatin 3-0 që në javën e parë të kampionatit e ndryshoi.” – u shpreh ish-trajneri i Tiranës.
Poll