
Milani fitoi 1-2, ditën e djeshme në Serie A kundër Comos së Cesc Fabregas me shumë vështirësi. “Heroi” i takimit ishte Rafael Leao. Portugezi shënoi golin e dytë dhe të përmbysjes.
“Ylli” i skuadrës italiane lavdëroi me tone të larta tekinku e ri dhe bashkëkombasin Sergio Conceicao. Këto fjalë sulmuesi i dha për TeleLombardia në intervistën pas ndeshjes së Serie A.
“Ne luftuam deri në fund dhe nuk u dorëzuam as në momentet më të vështira. Ishte një sfidë e vështirë. Edhe ata që hyn në fushë sollën energji dhe kështu u bë më e lehtë që të fitohej takimi.
Trajneri i ri na solli çfarë na mungonte. Ndoshta më përpara ne nuk jepnim maksimumin në fushë por tani situata ka ndryshuar. Ne ishim në momente të vështira para se të vinte Conceiucao.
Një ndeshje jo e lehtë kundër një kundërshtari të madh. Treguam mentalitet. Ndihmova ekipin dhe luftuam. Duhet të ruajmë këtë nivel. Trajneri dëshiron të na dërgojë në maja me punë dhe mentalitet.
Mund të marrim vendin e katërt. Dëshirojmë Champions League”, u shpreh sulmuesi milanist Leao.