
Hakan Calhanoglu
E ardhmja e Hakan Calhanoglu mbetet ende e pasigurt. Mesfushori turk është përfolur shumë gjatë këtë verë për një largim të mundshëm nga Interi për të luajtur në Superligën e Turqisë.
Ditët e fundit, Fenerbahce thuhet se u fut në garë për Calhanoglu. Megjithatë, Interi nuk ka pranuar të shesë lojtarin, me turkun i cili pritet të rikthehet në Appiano të martën e kësaj jave.
Siç raportojnë mediat italiane, plani i Interit është ta mbajë Calhanoglu edhe për një sezon në klub. Kontrata aktuale e mesfushorit turk me zikaltrit skadon në qershorin e vitit 2027.
Poll