
Asllani dhe Calhanoglu
Pas një sezoni tepër të lodhshëm që u mbyll para pak javësh me eliminimin në Botërorin e Klubeve, Interi rikthehet sërish. Zikaltrit do të nisin sot zyrtarisht sezonin e ri duke u paraqitur në stërvitje.
Ditën e sotme, Interi pret që në stërvitje të bashkohen Benjamin Pavard, Yann Bisseck, Piotr Zielinski dhe mbi të gjitha Hakan Calhanoglu. Agjenti i mesfushorit turk pranoi dje se nuk ka patur asnjë bisedë me Fenerbahce ose Galatasarayn dhe se Calhanoglu do të qëndrojë në Milano.
Përsa i përket Kristjan Asllanit, Interi mban ende të njëjtin qëndrim për shqiptarin. Mesfushori kuqezi do të largohet nga klubi në këtë merkato verore dhe nuk është në planet e zikaltërve.
Poll