
Duket se rikuperimi i mbrojtësit brazilian Gleison Bremer nuk ka shkuar siç duhet.
28 vjeçari pritet të jetë jashtë fushave të blerta për pjesën më të madhe të sezonit dhe kjo gjë ka alarmuar drejtuesit bardhezi të cilët janë futur menjëherë në kërkim për të gjetur një zëvendësues.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” opsioni ideal është ish-mbrojtësi i Interit Milan Skriniar. 30 vjeçari që momentalisht luan me skuadrën e Fenerbahce në Turqi, shihet si zëvendësuesi ideal i brazilianit edhe për faktin se të dy mbrojtësat kanë profil të njëjtë loje.
Largimi i Jose Mourinho nga skuadra turke mund të ndikojë tek lojtari, i cili ka luajtur në nivele të larta për shumë kohë, me skuadra si Inter dhe PSG.
Nëse ky transferim dështon, mbrojtësi i Bayern Munich, Kim Min-jae është një tjetër alternativë e drejtuesve të Juventusit.