
Dan Ndoye
Dan Ndoye do të jetë futbollisti më i ri i Nottingham Forest. Sulmuesi zvicran ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Bologna në Serie A, për të nisur një të re në Premier League.
Për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, Nottingham është gati të shpenzojë shumë. Plot 40 milionë euro do të shkojnë në “arkën” e Bologna, të cilët kryejnë këtë shitje të rëndësishme.
Vlen të përmendet se Ndoye kërkohej pothuajse nga e gjithë Serie A. Milan, Juventus, Napoli dhe Inter kishin shfaqur interes, por 24-vjeçari vendosi të provonte diçka të re... futbollin anglez.
Poll