Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit feston kualifikimin në Champions, humbja e Romës “asist” për Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atalanta e Gjimshitit feston kualifikimin në Champions, humbja e
 

Atalanta po feston, sepse me fitoren 2-1 kundër Romës në ndeshjen që mbylli raundin e 36-të të Serie A, me golat e Lookman dhe Sulemana. Ata e kanë siguruar matematikisht kualifikimin për edicionin e ardhshëm në Champions. Në fushë për bergamaskët ishte edhe kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti.

Një moment historik që tani është bërë një zakon i këndshëm për skuadrën nga Bergamo, që kur Gian Piero Gasperini ka qenë në stol.

Ky në fakt është kualifikimi i tetë në Evropë për Atalantën në 9 vitet e drejtimit të Gasperinit, vetëm një herë, në sezonin 2022/23, “Perëndesha” nuk ka garuar në Evropë.

Dhe do të jetë pjesëmarrja e pestë e ekipit nga Bergamo në Champions, ku rezultati më i mirë ishte arritja në çerekfinale në edicionin 2020/21, kur Gasperini dhe djemtë e tij më pas iu desh t’ia linin “vendin” Paris Saint Germain.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga