
Inter-Torino
Sonte do të zhvillohet përballja e radhës në Serie A ku Interi do të presë në shtëpi skuadrën e Torinos. Kjo do të jetë dhe sfida përmbyllëse e javës së parë në kampionatin italian.
Në prag të sfidës që starton në orën 20:45, trajnerët Chivu dhe Baroni kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës. Përsa i përket Kristjan Asllanit që u bë sot pjesë e “granatave”, nuk do të jetë pjesë e ekipit dhe do të ndjekë ndeshjen si spektator.
FORMACIONET ZYRTARE:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
Torino (4-3-3): Israel; Lazaro, Coco, Masina, Biraghi; Casadei, Ilkhan, Gineitis; Ngonge, Simeone, Vlasic.
Poll