
Matias Soule & Paulo Dybala
Matias Soule do të luajë sezonin e ardhshëm të dytin në Serie A për Romën. Ditën e djeshme, verdhekuqtë fituan në miqësore përballë Kaiserslautern me shifrat 1-0. Në përfundimin e takimit, Soule foli për golashënuesin e vetëm të sfidës, Evan Ferguson.
“Ai ka pasur një ndikim të madh dhe është një djalë i shkëlqyer. Mundohem të flas anglisht me të, por nuk mundem (qesh). Ferguson është teknikisht i shkëlqyer, i fuqishëm dhe mjaft i madh, pavarësisht se është një vit më i ri se unë”
Më pas, Soule e krahason sulmuesin irlandez me dy ikonat e Argjentinës. “Shpresoj që mund të bëjë më të mirën. Kush e mban mend? Batistutën dhe Higuainin, të cilët i kam parë të luajnë më shumë”, u shpreh Soule.
Poll