Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Andrea Pirlo nuk duron më: E lehtë të kritikosh nga televizori, në Itali ka 60 milionë trajnerë

Shkruar nga NEWSPORT
Andrea Pirlo nuk duron më: E lehtë të kritikosh nga televizori,
Andrea Pirlo

Ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë, Andrea Pirlo po vazhdon karrierën e tij si trajner, ku momentalisht drejton ekipin e Sampdorias. Pirlo dhe skuadra e tij militojnë në Serie B, aty ku shpresohet të kapet zona “Play Off”, e më pas të luajnë shanset e tyre për t’u rikthyer në Serie A, elitën e futbollit italian.

Por ky sezon nuk ka qenë aspak i qetë për Pirlon. 44-vjeçari shpeshherë ka marrë kritika, sidomos nga tifozët. Pikërisht për këtë, ka folur vetë tekniku italian, i cili në formë ironie shprehet se në Itali ka 60 milionë trajnerë. Pirlo thekson se është e lehtë të gjykosh nga tribuna apo ekrani i televizorit.

“Nëse fiton, atëherë të gjithë të bëjnë komplimenta dhe thonë se je një trajner i zoti. Në rast se nuk ia del dhe humbet, atëherë nisin kritikat. Këtu në Itali ka 60 milionë trajnerë, edhe pse jo të gjithë e ushtrojnë këtë zanat.

Kur i sheh ndeshjet nga tribuna apo nga ekrani i televizorit, atëherë bëhet e lehtë për të kritikuar. Por, njërezit duhet ta kuptojnë se sa punohet çdo ditë. Gjithsesi, e theksoj se unë asnjëherë nuk jam ndikuar nga kritikat”, është shprehur Andrea Pirlo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga