Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Amir Rrahmani mëson se sa do të qëndrojë jashtë, kapiteni i Kosovës humb edhe sfidën ndaj Manchester City

Shkruar nga NEWSPORT
Amir Rrahmani mëson se sa do të qëndrojë jashtë,
Amir Rrahmani

Në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës së Kosovës përballë Zvicrës, Amir Rrahmani pësoi një dëmtim. Kapiteni i “Dardanëve” la fushën e lojës në pjesën e dytë për shkak të një shqetësimi.

Gjendja e tij ka mbajtur në panik prej ditësh jo vetëm Kosovën, por edhe klubin e Napolit. Tashmë është bërë e ditur nga vetë kampionët e Italisë se për sa kohë do të qëndrojë jashtë.

Amir Rrahmani do të jetë jashtë fushave të blerta në dy takimet e radhës të Napolit, përballë Fiorentinës dhe ndaj Manchester Cityt. Një mungesë e madhe kjo e Antonio Contes në dy sfida tepër të rëndësishme për Napolin.

Poll

Lexo gjithashtu