Milan fitoi derbin përballë Interit me shifrat 1-0, duke rindezur disi garën për titull. Megjithatë, problemet në mbrojtjen kuqezi dukeshin qartë, edhe pse kundërshtari nuk kishte në lujë sulmues si Thuram apo Lautaro Martinez.
Në këto kushte, trajneri Massimiliano Allegri u ka kërkuar drejtuesve që të vënë dorë sa më shpejt në repartin difensiv. Ndërkohë që tekniku italian u ka dhënë edhe emrin që ai preferon për mbrojtjen, i cili është Kim Min-jae.
Ky i fundit po “ngroh stolin” te Bayern Munich, për shkak se dyshja titullare është Upamecano – Tah. Kështu, një largim i tij në verë nga “Allianz Arena”, është mëse i mundshëm.
Megjithatë, Milan dhe Igli Tare nuk do ta kenë të lehtë, për shkak të pagës. Në krahun tjetër, Kim mund të jetë i hapur për një kalim në Itali edhe pse verdikt final nuk ka dhënë akoma, për shkak se ka ofertë konkrete nga Superliga turke.
