Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Allegri e do mesfushën “blind”, Igli Tare bën gati 20 milionë euro për dhuratën e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Allegri e do mesfushën “blind”, Igli Tare bën gati 20
Ismael Kone

Milan po punon intensivisht për emrat që do të transferojë në merkaton verore që është në prag. Përveç repartit të sulmit dhe mbrojtjes, klubi kuqezi kërkon të përforcojë edhe mesfushën.

Kështu, Igli Tare ka “shënjestuar” objektivin e radhës. Bëhet fjalë për Ismael Kone, 23-vjeçarin që momentalisht aktivizohet me Sassuolon. Kone vlerësohet 20 milionë euro, shifër e përballueshme edhe për Milanin.

Me një largim të mundshëm të Loftus-Cheek dhe Yunus Musah, Milani sheh te kanadezi profilin e duhur për pasues. Mirëpo, duhet të ketë kujdes nga ofertat angleze, por edhe nga kampionati turk.

Poll

Lexo gjithashtu