
Rafaela Pimenta & Santiago Gimenez
Me ardhjen e Massimiliano Allegrit, sulmuesi Santiago Gimenez pritet të ketë konkurrencë të madhe tek Milani. Kjo pasi reshtimi i teknikut të ri të kuqezinjve është 3-5-2, në dyshen e sulmit Allegri preferon Leaon dhe Pulisic.
Megjithatë, Santiago Gimenez dhe agjentja e tij nuk e mendojnë largimin nga Milani. Rafaela Pimenta ka deklaruar se sulmuesi 24-vjeçar nuk do të largohet nga Milani.
“Gimenez nuk do të largohet nga Milani dhe nuk do të shkojë askund. Mund të garantoj se të gjitha thashethemet rreth largimit të tij që kanë dalë, nga i pari deri tek i fundit, janë të pavërteta dhe janë thjesht lajme të rreme. Gimenez qëndron te Milani”, u shpreh Pimenta.
Poll