
Juventusi i së ardhmes, do të ndërtohet rreth të rinjve, ku pika kryesore e projektit është Kenan Yildizi. Talenti i “Zonjës së Vjetër” është një sulmues që pëlqehet nga shumë skuadra europiane.
Një prej tyre është edhe Chelsea, që së fundmi i kanë dërguar një ofertë Juventusit për shërbimet e sulmuesit. Siç raportojnë mëngjesin e sotëm, bardhezinjtë kanë refuzuar një ofertë prej 65 milionë eurosh nga londinezët.
Një mesazh i qartë ky nga Juventusi që tregon se Kenan Yildiz nuk është në shitje. Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Damien Comolli po punon çdo ditë për rinovimin e kontratës së sulmuesit 20-vjeçar.
Kontrata aktuale e Yildiz skadon në 2029, por po punohet për rinovimin për një vit tjetër me rritje page. Aktualisht, turku përfiton një pagë prej 1.5 milionë eurosh dhe në kontratën e re pritet të marrë 4 milionë euro në sezon.