Igli Tare
Jean-Philippe Mateta ka shumë gjasa që të bashkohet me Milanin në merkaton e dimrit. Sulmuesi francez u kërkua nga klubi italian edhe në merkaton e verës, por s’u arrit marrëveshja.
Jean-Philippe Mateta
Megjithatë, eksperti i merkatos Fabrizio Romano tregon se duke parë Milanin pretendent për titull, ka “ngrohur” 28-vjeçarin. Kështu, drejtori sportiv Igli Tare ka nisur të lëvizë, për të transferuar francezin.
Kujtojmë se vlera e Mateta është momentalisht 35 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Crystal Palace është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Këtë sezon ai ka shënuar 9 gola e asistuar në 2 të tjerë.
Poll
