Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

0 humbje në stadiumin “Maradona”, Napoli mbyll 2025 me rekord të ri, 38 vite që nuk ndodhte

Shkruar nga NEWSPORT
0 humbje në stadiumin “Maradona”, Napoli mbyll 2025 me rekord
Stadiumi Diego Armando Maradona


Napoli i Antonio Contes, është në vitin kalendarik më “GOLD” të tijin. Kjo pasi fitorja e fundit 2-1 ndaj Juventusit, e cila u luajt në stadiumin “Maradona”, i dha një tjetër sukses skuadrës. Napolitanët e mbyllën vitin 2025, pa asnjë humbje në shtëpinë e tyre.

Ky i fundit mund të quhet edhe “ogur” fati për skuadrën e Contes, pasi mbyllja e një viti kalendarik pa asnjë humbje, nuk ishte rregjistruar që prej 38 vitesh.   

Që nga humbja e fundit në “Maradona” më 8 dhjetor 2024 ndaj Lazios, Napoli ka shënuar 13 fitore dhe 4 barazime në kampionat në vitin 2025, duke kthyer stadiumin në një fortesë të pathyeshme, jo vetëm në Serie A, por edhe në Kupë.

Përveç sfidave në kampionat, “të kaltrit” kanë edhe katër ndeshje të tjera deri në fund të vitit kalendarik, duke përfshirë një përballje jashtë fushe në Ligën e Kampionëve ndaj Benficas, dy udhëtime në Udine dhe Cremona dhe dy takime të rëndësishme për Superkupën italiane në Riad, ku Napoli kërkon të shtojë trofe në vitin e suksesshëm.

Ky bilanc i shkëlqyer është më i miri i regjistruar në stadiumin e Napolit që nga viti legjendar 1987, duke e bërë “Maradonan” një nga ambientet më të “frikshme” për kundërshtarët në futbollin italian.

Poll

Lexo gjithashtu