
Alexander Isak dhe Callum Wilson
Callum Wilson është futbollisti më i ri i West Ham. Sulmuesi 33-vjeçar vendosi që të largohet nga Newcastle, për të nisur një aventurë të re me ekipin tjetër të Premier League.
Për shërbimet e Wilson, “Çekanët” nuk kanë shpenzuar asnjë paund, për shkak se kontrata e tij me “bardhezinjtë” kishte përfunduar. Ndërkohë që me West Ham, sulmuesi anglez ka firmosur kontratë 1-vjeçare.
Vlen të përmendet se Wilson kishte oferta të shumta nga MLS në SHBA, por edhe nga klubet arabe. Megjithatë, sulmuesi i la të gjithë me “gisht në gojë” dhe zgjodhi West Ham.
View this post on Instagram
Poll