
Dominic Solanke
Dominic Solanke është lojtari më i ri i Tottenham. Sulmuesi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Bournemouth, për të nisur një të re me skuadrën e “Spurs”.
Plot 65 milionë paund ka paguar Tottenham për të siguruar shërbimet e anglezit. Në krahun tjetër, ky i fundit ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2030.
Kujtojmë që 26-vjeçari është një pordhim i Chelseat. Por, Solanke ka mbajtur veshur edhe fanellën e Liverpool po në Premier League dhe skuadrës së Vitesses në kampionatin holandez.
Poll