
Arthur Masuaku
Sunderlandi po përforcon ekipin pasi është ngjitur këtë sezon në Premier League. Pas firmës me Granit Xhakën nga Bayer Leverkusen, klubi britanik ka firmosur me një prej lojtarëve të Besiktas.
Bëhet fjalë për Arthur Masuakun, i cili është transferimi më i ri në Premier League. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sunderland nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Anësorit 31-vjeçar i skadoi kontrata në fund të qershorit me Besiktasin dhe është afruar tek klubi anglez si lojtar i lirë. Masuaku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sunderland deri në vitin 2027.
Welcome to Sunderland AFC, Arthur Masuaku! ❤️????
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 10, 2025
The left-back signs a two-year contract and becomes the Club’s 10th summer signing.
Poll