Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Shansi i Armando Brojës, Burnley merr vendimin DRASTIK pas rënies nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shansi i Armando Brojës, Burnley merr vendimin DRASTIK pas
Scott Parker dhe Armando Broja

Scott Parker nuk do të jetë më trajner i Burnley. Pas dështimit për të mbijetuar në Premier League, klubi anglez dhe trajneri 45-vjeçar kanë mbyllur bashkëpunimin, me një shkarkim të këtij të fundit.

Parker e mori drejtimin e Burnley në korrik të vitit 2024. Ndërkohë që tekniku anglez e ka drejtuar ekipin në fjalë në 88 ndeshje, duke marrë 36 fitore, 24 barazime dhe 28 humbje.

Ky vendim drastik i klubit anglez, pritet të jetë një shans i ri për Armando Brojën. Siç dihet, sulmuesi shqiptar nën drejtimin e Parker, shumicën e ndeshjeve ka “ngrohur stolin”.

Megjithatë, tani në Championship dhe në pritje të trajnerit të ri, mund të ketë më shumë hapësira për shqiptarin. Por, nuk përjashtohet as ndonjë largim i mundshëm i Brojës nga Burnley.

 

Poll

Lexo gjithashtu