
Nuno Espirito Santo
Nottingham Forest bëri një sezon të shkëlqyer në Premier League, duke u afruar shumë me zonën Champions. Një meritë të madhe për sezonin e kaluar kishte padyshim dhe Nuno Espirito Santo.
Trajneri portugez është shpërblyer me qëndrimin e tij duke rinovuar me klubin anglez. Espirito Santo ka rinovuar kontratën me Nottingham Forest deri më 30 qershor të vitit 2028.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë 2 herë kampionët e Europës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Marrëveshja e mëparshme mes palëve skadonte sezonin e ardhshëm, por klubi anglez ka treguar besim të plotë tek cilësitë e portugezit.
Poll