
Philippe Coutinho
Philippe Coutinho është dërguar përsëri në huazim. Aston Villa nuk ka preferuar që ta mbajë në ekip brazilianin dhe e ka dërguar në huazim në vendlindjen e tij.
Coutinho ka firmosur me ekipin e fëmijërisë, me të cilët nisi karrierën si profesionist. Vasco de Gama do të jetë skuadra ku do të luajë 32 vjeçari deri në verën e ardhshme.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Aston Villa dërgon në huazim Coutinhon, pasi në sezonin e fundit, braziliani u aktivizua me Al Duhail. Ndërohë, klubi i Vasco de Gama e shohin 32 vjeçarin si përforcimin e duhur për sulmin.
View this post on Instagram
Poll