
Gianluigi Donnarumma
Tashmë nuk ka më dyshime, Gialuigi Donnarumma është bërë lojtari më i ri i Manchester Cityt. Pak minuta më parë, e ka bërë të ditur vetë gjiganti i Premier League nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje tifozët e City-t, shihemi së shpejti”, janë fjalët e para të portierit 26-vjeçar si lojtar “qytetar”. Padyshim një nga goditjet dhe transferimet më të bujshme në këtë merkato vete ishte Donnarumma në Premier League.
Për kartonin e portierit italian, Manchester City ka paguar tek Paris Saint-Germain 30 milionë euro. Kujtojmë se Donnarumma doli jashtë planeve të parisienëve, këtë gjë ia konfirmoi vetë trajneri Luis Enrique.
View this post on Instagram
Poll