Edon Zhegrova dhe Igor Tudor
Igor Tudor është trajneri i ri i Tottenham. Pasi u largua nga Juventus si “dështak”, tekniku 47-vjeçar ka vendosur që të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit anglez, Premier League.
Me klubin londinez, Tudor ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. Duke parë ecurinë e skuadrës deri atëherë, do të vendoset përfundimisht për bashkëpunimin mes palëve.
Kështu, korati merr vendin e të shkarkuarit, Thomas Franck. Vlen të përmendet se “Spurs” po kalojnë një moment të vështirë, pasi renditen në vendin e 16-të me 29 pikë, vetëm 5 pikë larg “zonës së ftohtë”.
Poll
