Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Manchester United prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Manchester United prezanton trajnerin e ri
Manchester United

Ruben Amorim është trajneri i ri i Manchester United. Tekniku 39-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Sportingun e Lisbonës, për të zëvendësuar Ten Hag te “Djajtë e Kuq”.

Trajneri portugez ka vendosur që të nisë një aventurë të re në Premier League. Me United, Amorim ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërsa klubi anglez ka paguar 10 milionë euro për ta marrë nga Sportingu.

Kujtojmë që 39-vjeçari nuk ka një karrierë të gjatë si trajner, teksa ky mund të quhet hap i madh për të. Më parë, Amorim ka drejtuar Sportingun, Braga, dhe Casa Pia.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7