Antoine Semenyo
Antoine Semenyo është futbollisti më i ri i Manchester City. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Bournemouth, për të nisur një të re me “Qytetarët”.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i City-t ka shpenzuar jo pak, por plot 72 milionë euro. Ndërkohë që vetë sulmuesi ganez ka firmosur kontratë 5.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Kujtojmë se Semenyo ka një karrierë të gjatë në futbollin anglez. Ai e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Bristol City, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Bath City, Newport County dhe Sunderland.
Poll
