
Manchester City
Ruben Dias do të vazhdojë që të jetë pjesë e Manchester City. Klubi anglez dhe qendërmbrojtësi 28-vjeçar kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Gjithçka është zyrtarizuar ditën e sotme, ndërkohë që portugezi ka firmosur deri në vitin 2029. Kështu, City siguron edhe për 4 vite të tjera një nga liderët e ekipit.
Kujtojmë se Dias është pjesë e “Qytetarëve” prej vitit 2020. Ai u ble nga Benfica asokohe për shifrën e 71.6 milionë eurove.
View this post on Instagram
Poll