
Yasin Ozcan
Yasin Ozcan është futbollisti më i ri i Anderlecht. Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Aston Villa, për të nisur një të re në ligën belge.
Mbrojtësi turk kalon nga “Villa Park” në Belgjikë, në formë huazimi. Ndërkohë që kjo formulë transferimi do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2026, duk mos pasur “obligim” apo “opsion” blerje.
Një lajm mjaft i mirë edhe për trajnerin e Anderlecht, Besnik Hasi. Kështu, trajneri shqiptar merr një “dhuratë” nga klubi, me mbrojtësin që pritet të përforcojë ndjeshëm ekipin.
Poll