
Jack Grealish
Jack Grealish është larguar nga Manchester City, por do të vazhdojë të luajë në Premier League. Everton është klubi ku do të luajë sulmuesi 29-vjeçar sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra nga Liverpooli nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Jack Grealish ka mbërritur tek Evertoni në formë huazimi dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 18.
Sulmuesi 29-vjeçar ishte i lidhur javët e fundit me një kalim tek Napoli, por në fund ka zgjedhur të qëndrojë në Angli. Rikujtojmë se Manchester City e bleu Grealish para katër vitesh për 117 milionë euro.
View this post on Instagram
Poll