
Botafogo
Nottingham Foresti ka përforcuar ekipin me një tjetër transferim nga Botafogo. Bëhet fjalë për Jair Cunha i cili është lojtari më i ri i skuadrës surprizë në sezonin e kaluar të Premier League.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Nottingham përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. 2 herë kampionët e Europës kanë paguar 12 milionë euro për të transferuar qendërmrbojtësin në Angli.
Jair Cunha ka firmosur ditën e sotme një kontratë me Nottinghamin deri në qershorin e vitit 2030. Mbrojtësi 20-vjeçar zhvilloi 4 takime në Botërorin e Klubeve me Botafogon dhe shënoi një gol.
Poll