
Joao Palhinha është zyrtarisht lojtari i Tottenham. Akordi është arritur vetëm në minutat e fundit mes Bayern Munich dhe klubit londinez për mesfushorin nga Portugalia, me formulë huazimi, e cila përfshinë edhe opsionin e blerjes. Gjigantët e Mynihu paguan para 1 viti 51 milionë euro në arkat e Fulham.
Ky transferimi nuk pati sukses dhe kështu “rekordmenët” e Gjermanisë do kursejnë disa miliona nga paga e 30-vjeçarit. Nën urdhërat e trajnerit Vincent Kompany, Palhinha nuk tregoi në asnjë ndeshje se është i denjë për skuadrën më të titullar në Gjermani.
Pikërisht ky rendimenti i dobët i ka bindur drejtuesit për ta hequr “qafe” sa më shpejtë të jetë e mundur. Premier League është një kampionat ku portugezi e njeh mirë, marrë në konsideratë eksperiencë te londinezët e Fulham.