Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Aventurë e re për Armando Brojën, sulmuesi i Shqipërisë nis punën me Michael Jackson

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Aventurë e re për Armando Brojën, sulmuesi i
Armando Broja

Ditën e djeshme, klubi i Burnley shkarkoi nga posti i trajnerit, Scott Parker. Ky vendim drastik erdhi 4 javë para përfundimit të Premier League, për shkak se ekipi ra zyrtarisht nga elita e futbollit anglez.

Për katër ndeshjet e mbetura, Burnley ka caktuar trajnerin e ri si “kujdestar”. Ai do të jetë Michael Jackson, emër i njëjtë me atë të ikonës së muzikës “pop”, i cili ka ndërruar jetë në 2009-tën.

Me të njëjtin emër si legjenda e muzikës, tekniku 52-vjeçar merr kështu drejtimin e skuadrës angleze me pasionin "fotokopje" që Jakcson muzikanti kishte për profesionin e tij.

Kështu nis një aventurë e re edhe për Armando Brojën, i cili nis nga puna me Jackson dhe të shihet nëse trajneri i “ri” do t’i besojë më shumë minuta se Parker.

"Michael Jackson, i mbështetur nga stafi ekzistues i ekipit, do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit për katër ndeshjet e mbetura në Premier League, duke filluar me ndeshjen e së premtes jashtë fushe kundër Leeds United", shkruan klubi i Burnley. 

Poll

Lexo gjithashtu