
Ashley Young
Ashley Young është futbollisti më i ri i ekipit të Ipswich. Pasi mbylli aventurën e tij me Everton, 40-vjeçari ka vendosur që të bashkohet me ekipin ku ndodhet portieri shqiptar, Arijanet Muric.
Me Ipswich (ekip i Championship), mbrojtësi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Ndërkohë që klubi anglez nuk shpenzoi asnjë “kacidhe” për shërbimet e tij, për shkak se kontrata e Young me Everton kishte përfunduar.
40-vjeçari ka një karrierë të pasur në Evropë, pasi është aktivizuar me ekipe elitare. Young ka mbajtur veshur fanellën e Watford, Aston Villa, Inter, Manchester United dhe së fundmi Everton.
View this post on Instagram
Poll