
Martin Zubimendi
Arsenal ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve ditën e sotme. Martin Zubimendi është lojtari më i ri që i është bashkuar “Topçinjve” duke përforcuar mesfushën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arsenali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet spanjolli. Klubi londinez ka paguar 65 milionë euro për Zubimendin, të cilat shkuan në arkat e Real Sociedadit.
Ende nuk është bërë e ditur se për sa vite e ka firmosur kontratën mesfushori 26-vjeçar. Martin Zubimendi është bërë blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e klubit londinez.
View this post on Instagram
Galeria fotografike ()
Poll