
Tashmë edhe zyrtarisht Arne Slot ka marrë në dorë “frenat” e Liverpool. Trajneri holandez nis ditën e sotme aventurën e tij në krye të “The Reds”, ku do të zëvendësojë kështu Jurgen Klopp.
Liverpool e ka zyrtarizuar Slot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 5-vjeçari do të nisë menjëherë përgatitjet me ekipin për sezonin e ri.
“45-vjeçari bashkohet me Reds nga Feyenoord dhe merr frenat pas largimit të Jürgen Klopp. Slot do të fillojë punën me skuadrën kur të fillojë sezoni para-sezonal në korrik, me një udhëtim me tre ndeshje në SHBA, pjesë e përgatitjeve për 2024-25.
Trajneri i lindur në Holandë vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste”, mbyllet njoftimi i “The Reds”.
Ish-trajneri i Feyenoord do të drejtojë “The Reds” në Premier League për 3 vite. Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”.
Arne Slot today officially begins his role as our new head coach ????????
— Liverpool FC (@LFC) June 1, 2024