
Chelsea
Jamie Bynoe-Gittens është futbollisti më i ri i Chelsea. Anësori i krahut të majtë vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Borussia Dortmund, për t’u rikthyer te “Blutë e Londrës” në Premier League.
Gittens ka firmosur me Chelsea-n një kontratë 7-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2032. Ndërkohë që klubi londinez ka shpenzuar plot 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e anglezit.
Ky është një rikthim për 20-vjeçarin te Chelsea, pasi në vitin 2012 ka qenë pjesë e ekipit të moshave. Ndërkohë që, Gittens ka luajtur edhe për Readin dhe ekipin e moshave të Manchester City-t.

Poll