
Liam Delap
Liam Delap është sulmuesi më i ri i Chelsea. 22-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ipswich, për të nisur një të re në elitën e futbollin anglez me “Blutë e Londrës”.
Delap ka firmosur me Chelsea një kontratë 6-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2031. Ndërkohë që klubi nga Londra, ka paguar rreth 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.
Një lajm aspak i mirë ky për Armando Brojën, duke shtuar një tjetër sulmues te “Blutë”. Në një farë mënyrë, me zyrtarizimin e një tjetër sulmuesi, Chelsea i ka dhënë teorikisht “lamtumirën” Brojës, duke ja bërë të sigurt largimin.
Galeria fotografike ()
Poll