
Christian Norgaard
Christian Norgaard është futbollisti më i ri i Arsenal. Mesfushori 31-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Brentford, për të nisur një të re me “Topçinjtë” e Londrës.
Norgaard ka firmosur me Arsenal një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që për shërbimet e mesfushorit danez, Arsenal ka shpenzuar 11.6 milionë euro.
31-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në vendlindje, tek ekipi danez i Lyngy. Ndërkohë që ka mbajtur veshur edhe fanellën e skuadrave të njohura evropiane si Hamburg, Brondby dhe Fiorentina.
Poll