
Jeremie Frimpong dhe Joshua Kimmich
Liverpool ka nisur që të mendojë për një zëvendësues të Trent Alexander-Arnold. Siç dihet, ky i fundit nuk do të rinovojë dhe do të largohet nga “The Reds” dhe me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën te Real Madrid.
Ndërkohë që te klubi anglez kanë nisur nga puna për një tjetër mbrojtës të djathtë. Sipas mediave britanike, është Jeremie Frimpong i preferuari i trajnerit Arne Slot dhe drejtuesve të Liverpool.
Frimpong ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në vitin 2028 dhe për ta lënë të lirë, gjermanët kërkojnë rreth 80 milionë euro. Përsa i përket këtij sezoni, holandezi ka shënuar 4 gola e asistuar në 12 të tjerë.
Poll