
Një nga zhgënjimet më të mëdha këtë sezon në Bundesligë ishte padyshim skuadra e Leipzig. Me një pozicionim në vendin e shtatë të tabelës, klubi i Red Bull nuk siguroi dot asnjë vend në kupat europiane.
Kjo gjë ka sjellë panik në kampin e klubit gjerman, ku priten largime me peshë. Një prej tyre që mund të bëjë valixhet gati për t’u larguar është edhe Xavi Simons që ka dy oferta në tavolinë.
Në garë për të siguruar shërbimet e fantazistit 22-vjeçar janë Chelsea dhe Tottenham. Këta të fundit janë konkretisht më afër me një transferim të Xavi Simons në verë.
Siç raportojnë mediat italiane, Leipzig kërkpn të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë djaloshin. Nga ana tjetër, Tottenham pritet të bëjë ofertën e parë zyrtare prej 50 milionë eurosh.